• e enjte, 04 dhjetor 2025

KB: Nga fillimi i luftës në Gazë mbi 21.000 fëmijë palestinezë kanë mbetur me invaliditet

KB: Nga fillimi i luftës në Gazë mbi 21.000 fëmijë palestinezë kanë mbetur me invaliditet

Gjenevë, 3 shtator 2025 (MIA) - Komiteti i KB-së për të drejtat e personave me invaliditet - CRDP sot raportoi se të paktën 21.00 fëmijë në Rripin e Gazës vuajnë nga ndonjë lloj invaliditeti si rezultat i luftës mes Izraelit dhe Hamasit e cila zgjat pothuajse dy vjet.

Rreth 45.500 fëmijë kanë pësuar "lëndime të lidhura me luftën", shton komiteti i KB-së i përbërë nga ekspertë të cilët takohen dy herë në vit në Gjenevë.

CRDP thekson se Izraeli duhet të zbatojë masa të veçanta për mbrojtjen e fëmijëve të hendikepuar nga sulmet dhe të zbatojë protokolle për evakuim, duke i marrë parasysh personat me invaliditet.

Ndryshe, sipas CRDP-së, thirrjet izraelite për evakuim në Gaza "shpesh herë nuk arrijnë", te njerëzit të cilët vuajnë nga dëmtimi i dëgjimit ose shikimit, që "e bën evakuimin të pamundur".

Ekspertët theksojnë një problem tjetër të lidhur me evakuimin, ndërsa ai është se "personat me invaliditet janë të detyruar të largohen në kushte të rrezikshme dhe të papërshtatshme, siç është zvarritja nëpër rërë ose baltë, pa ndihma lëvizëse".

Personat të cilët vuajnë nga një shkallë e caktuar e invaliditetit, thekson CRDP, gjithashtu, vuajnë në mënyrë joproporcionale nga mungesa e ushqimit, ujit për pije dhe kushteve sanitare dhe janë të varur nga të tjerët për të mbijetuar.

Bordi tha se është informuar se nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit 2023 deri më 21 gusht të vitit 2025, të paktën 157.114 persona janë lënduar, nga të cilët më shumë se 25 për qind janë ekspozuar në rrezik nga invaliditeti i përjetshëm. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR