KB: Në Nigeri edhe më tej dërgohet ndihmë edhe pse nuk ka kontakt me ushtrinë
- Kombet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë ndihma për Nigerinë edhe pse përfaqësues të KB-së në vend deklaruan se nuk kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e gardës presidenciale apo ushtrisë që nga grushti i shtetit.
- Post By Fami Bajrami
- 22:26, 28 korrik, 2023

Nju Jork, 28 korrik 2023 (MIA) – Kombet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë ndihma për Nigerinë edhe pse përfaqësues të KB-së në vend deklaruan se nuk kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e gardës presidenciale apo ushtrisë që nga grushti i shtetit.
"Ne nuk jemi në kontakt me armatën. Sa i përket presidentit Mohamed Bazum, informacionet tona nga zyra e tij thonë se ai është mirë dhe është në shtëpinë e tij", deklaroi zyrtarja e lartë e KB-së në Nigeri, Nikol Kvasi.
Ajo shtoi se të gjithë 1600 punonjësit e KB-së në Nigeri janë të sigurt.
Foto: Fejsbuk