• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KB: Në Gaza ka mbi 23 milionë ton rrënoja

KB: Në Gaza ka mbi 23 milionë ton rrënoja

Nju-Jork, 15 mars 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara kanë njoftuar sot se bombardimet izraelite në Gaza kanë lënë gati 23 milionë ton rrënoja, transmeton sot Al Xhazira.

“Partnerët humanitarë paralajmërojnë se do të duhen vite për të pastruar rreth 23 milionë ton metrikë (25 milionë tonë) mbeturina të krijuara nga shkatërrimi i njësive të banimit dhe pronave të tjera në të gjithë Rripin e Gazës dhe për të pastruar kontaminimin e municioneve të pashpërthyera”, deklaroi zëdhënësi i KB-së, Stefan Dujaril.

"Partnerët për mina zbatojnë vlerësime të caktuara të kërcënimeve shpërthyese dhe e edukojnë publikun për rreziqet," thuhet në komunikatën e Zyrës së KB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA). "Nevojitet urgjentisht vlerësime në shkallë më të madhe, por përpjekjet për reagim janë penguar nga kufizimet në importin e furnizimeve humanitare për pastrimin e minave dhe kriteret e miratimit për dërgimin e personelit të specializuar". mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR