• e premte, 05 dhjetor 2025

KB: Në dhunën në Haiti nga viti 2022 janë vrarë mbi 16.000 persona

KB: Në dhunën në Haiti nga viti 2022 janë vrarë mbi 16.000 persona

Gjenevë, 2 tetor 2025 (MIA) - Më shumë se 16.000 njerëz janë vrarë në dhunën e armatour nga viti 2022 në Haiti, vend karibian e shkatërruar nga sulmet e bandave, njoftuan sot KB-ja dhe paralajmëruan se pa mbështetje ndërkombëtare "e keqja pritet të vjen tani".

Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Folker Turk, në seancën e Këshillit për të drejta të njeriut të KB-së në Gjenevë deklaroi se është "shumë shqetësuese", që nga ana tjetër, të ashtuquajtura grupe për vetëmbrojtje dhe masat e haitianëve kanë vrarë më shumë se 500 anëtarë të dyshuar të bankdave këtë vit me gjoja mbështetje nga policia.

"Bilanci humanitar është i tmerrshëm: gjysmës së popullatës, gjashtë milionë njerëz, duke përfshirë 3,3 milionë fëmijë, kanë nevojë për ndihmë hukmanitare", tha Turk.

KB-ja në qershor paralajmëroi se Haiti, vendi më i varfër në kontinentin amerikan, është i përmbytur nga vrasjet, përdhunimet, rrëmbimet, së bashku me jostabilitetin kronik politik, ndërsa brenda vendit janë shpërngulur 1,3 milionë persona për shkak të aktiviteteve të bandave.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, sipas llogarive të KB-së, në Haiti kanë humbur jetën më shumë se 3.000 persona. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR