• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Në botë 735 milionë njerëz janë të urritur, vështirë të arrihet qëllimi për çrrënjosjen e urisë deri në vitin 2030

KB: Në botë 735 milionë njerëz janë të urritur, vështirë të arrihet qëllimi për çrrënjosjen e urisë deri në vitin 2030

Nju-Jork, 12 korrik 2023 (MIA) - Rreth 735 milionë njerëz në mbarë botën u përballën me urinë kronike në vitin 2022, një numër që është shumë më i lartë se përpara pandemisë Kovid-19 dhe gjithashtu një kërcënim për përparimin drejt qëllimit global për çrrënjosjen e urisë deri në vitin 2030, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

Viti i kaluar u duk se ndaloi përkohësisht një prirje shumëvjeçare në rritje të normave të urisë pasi shumë vende u rikuperuan ekonomikisht nga pandemia, por lufta në Ukrainë dhe presioni i saj mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë kompensuan disa nga këto përfitime, njoftuan nga KB në raportin vjetor mbi gjendjen e ushqimit  dhe sugurisë ushqimore në botë (SOFI).

Si rezultat i kësaj gjendje, vlerësimi i KB-së është se në vitin 2022 madje 122 persona ishin më të urritur se në vitin 2019, ndërsa bota është "larg jashtë rrugës" drejt plotësimit të Qëllimit për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së për t'i dhënë fund urisë deri në vitin 2030, citohet në raport.

Përkundrazi, raporti parashikon që deri në vitin 2030 rreth 600 milionë njerëz do të jenë të kequshqyer.

"Ne shohim se uria po stabilizohet në një nivel të lartë, gjë që është një lajm i keq", tha Maksimo Torero Kalen, kryeekonomist i Organizatës së KB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), në një intervistë për Rojters.

Shtytësit kryesorë të urisë globale në vitet e fundit kanë qenë ndërprerjet e shkaktuara nga konfliktet, klimat ekstreme që kërcënuan prodhimin bujqësor dhe vështirësitë ekonomike të përkeqësuara nga pandemia, thuhet në raport.

Ka pasur një reduktim të urisë në disa pjesë të botës, duke përfshirë Amerikën e Jugut dhe shumicën e rajoneve të Azisë.

Por, uria rritet në Karaibe. Azinë Perëndimore dhe në Afrikë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR