KB: Në Afganistan është vërejtur rritje më e madhe e mosushqyerjes tek fëmijët deri më tani
- Në Afganistan është vërejtur rritje më e madhe e mosushqyerjes tek fëmijët deri më tani, njoftoi Programi Botëror i Ushqimit.
- Post By Melahat Baftija
- 17:10, 4 gusht, 2025
Islamabad, 4 gusht 2025 (MIA) - Në Afganistan është vërejtur rritje më e madhe e mosushqyerjes tek fëmijët deri më tani, njoftoi Programi Botëror i Ushqimit.
Ata theksuan se nevojiten 539 milionë dollarë që t'u ndihmohet familjeve vulnerabël në atë vend. Pothuajse 10 milionë njerëz, një e katërta e popullatës në Afganistan, përballen me "pasiguri aktuale për ushqim".
Si rezultat i kësaj, një nga tre fëmijët kma ngecur në rritje.
Programi Botëror i Ushqimit njoftoi se rritja e mosushqyrjes tek fëmijët është e ndërlidhur me uljen e emergjencës për ushqim në dy vitet e fundit për shkak të uljes së mbështetjes së donatorëve.
Në prill, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, ndërpreu ndihmën ushqimore për Afganistanin, një nga vendet më të varfra në botë.
SHBA-ja ka qenë kontribuesi më i madh në Programin Botëror të Ushqimit, duke siguruar 4.5 miliardë dollarë nga 9.8 miliardë dollarët e saj në donacione vitin e kaluar.
Pasiguria ushqimore në Afganistan është përkeqësuar pas një kthimi masiv të refugjatëve që u detyruan të largoheshin nga vendet fqinje. Ndryshimi i klimës po kontribuon gjithashtu në problem, veçanërisht për ata në zonat rurale.
Kreu i Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, Methju Kalis, deklaroi javën e kaluar se thatësira, mungesa e ujit, pakësimi i tokës bujqësore dhe përmbytjet e menjëhershme po kishin një ndikim të madh në jetën e njerëzve dhe në ekonomi. mb/
Foto: EPA