KB: Miratohet rezolutë me të cilën dënohet mohimi i holokaustit
- Post By Besnik Shuki
- 18:42, 20 janar, 2022

Nju-Jork, 20 janar 2022 (MIA) – Asamblea e përgjithshme e KB-së sot miratoi rezolutë me të cilën dënohet çdo mohim i holokaustit dhe u bëhet thirrje të gjitha kombeve dhe kompanive në rrjetet sociale që të ndërmarrin masa aktive në luftën kundër antisemitizmit.
Rezoluta u miratua me konsenzus, pa votim. Në rezolutën thuhet se përkujtimi është “komponentë kyçe për pengimin e akteve të mëtejshme të gjenocidit”. bsh/