• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Miliona njerëz pa ndihmë në Afrikën perëndimore vuajnë nga kriza më e rëndë e urisë në dekadën e fundit

KB: Miliona njerëz pa ndihmë në Afrikën perëndimore vuajnë nga kriza më e rëndë e urisë në dekadën e fundit

Abuxha, 6 korrik 2023 (MIA) - Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara (WFP) sot kumtoi se miliona njerëz të uritur në Afrikën perëndimroe janë pa ndihmë përderisa Agjencia po lufton me financimin e kufizuar për t'iu përgjigjur urisë më të madhe në rajon, në dekadat e fundit.

Pothuajse gjysma e 11,6 milionë njerëzve të cilëve u nevojitet ndihma në ushqim mes qershorit dhe gushtit nuk marrin kurfarë ndihme, thuhet në kumtesën e Agjencisë.

KB paralajmëroi se qindra mijë njerëz i ekspozohen rrezikut për t'iu bashkuar grupeve të armatosura, të kmartohen para kohe apo të kyçen në "seks për të mbijetuar" në dëshpërimin e tyre për ekzistencë.

"Ndodhemi në situatë tragjike, miliona familjeve do t'u mungojnë rezerva të mjaftueshme tël ushqimit për t'u ushqyer deri në korrjet e ardhshme në shtator. Duhet të ndërmarrim masa urgjente në mënyrë që të parandalojmë shpërthim masiv të urisë katastrofale", deklaroi drejtoresha e përkohshme rajonale e WFP-së për Afrikën perëndimore, Margot Vandervelden.

Mungesa e ushqimit në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore tani ka goditur 47,2 milionë njerëz këtë sezon, ndërsa gratë dhe fëmijët janë grupi më i ndjeshëm.

"Shkallët e mosushqyerjes gjithashtu janë rritur, kështu që pothuajse 16,5 milionë fëmijë të moshës nën pesë vjeç do të jenë të paushqyer aktiv këtë vit, që është rritje për 83 për qind në rpaort me mesataren prej vitit 2015 deri në vitin 2022", thekson Agjencia.

Në vendet e pjesë qendrore të Sahelit, Malit, Burkina Fasos dhe Nigerit, ku xhohadistët po bëhen gjithnjë e më agresivë, agjencitë e KB-së vlerësojnë se numri i njerëzve të cilët ikin nga dhuna është pothuajse i katërfishtë nga 30 mijë në janar në 110 mijë në qershor. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR