• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Mbi 470 të vdekur, të lënduar dhe të zhdukur nga 8 deri më 17 korrik në përleshjet mes bandave në Port-o-Prens të Haitit

KB: Mbi 470 të vdekur, të lënduar dhe të zhdukur nga 8 deri më 17 korrik në përleshjet mes bandave në Port-o-Prens të Haitit
Port-o-Prens, 25 korrik 2022 (MIA) – Më shumë se 470 persona janë vrarë, të lënduar dhe të zhdukur nga 8 deri më 17 korrik në përleshjet mes bandave në lagjen Sajt Solelej, një periferi e kryeqytetit të Haitit, Port-o-Prens, njoftuan sot Kombet e Bashkuara. "Janë raportuar raste të rënda të dhunës seksuale ndaj grave, vajzave dhe djemve të rekrutuar nga bandat", paralajmërojnë Kombet e Bashkuara në kumtesën duke shtuar se 3.000 banorë të kësaj komune më të varfër në zonën më të gjerë të kryeqytetit Port-o-Prens, kanë lëshuar shtëpitë e tyre. Nëntë shtete -anëtare të Këshillit të Sigurisë të KB-së, të udhëhequr nga Brazili, javën e kaluar në një deklaratë të përbashkët e kanë dënuar dhunën ndaj grave në Haiti, një vend i përfshirë nga dhuna  dhe kanë bërë thirrje për mbrojtje ndërkombëtare. Ka "raporte alarmante për përdhunime dhe skllavëri seksuale" në lagjet e Port-o-Prens të kontrolluara nga bandat, deklaroi zëvendëspresidenti brazilian Hamilton Murao në KB i shoqëruar nga përfaqësues të Irlandës, Norvegjisë, Francës, Britanisë së Madhe, Meksikës, Kenias, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

QËNDRONI TË LIDHUR