• e premte, 05 dhjetor 2025

KB: Mbi 13 milionë njerëz në skaj të urisë

KB: Mbi 13 milionë njerëz në skaj të urisë

Romë, 16 tetor 2025 (MIA) - Rreth 13,7 milionë njerëz në vende si Afganistani, Republika Demokratike e Kongos, Haiti, Somalia, Sudani i Jugut dhe Sudani përballen me uri të rëndë, paralajmëroi Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara duke thënë se shkurtimet në ndihmën humanitare ndërkombëtare kanë kompromentuar seriozisht aftësinë e agjencisë për t'iu përgjigjur nevojave në rritje.

Sipas raportit të WFP-së, një rënie e ndjeshme e financimit nga donatorët mund t’i shtyjë miliona njerëz nga “kriza” në “emergjencë”, një hap më afër urisë së plotë në shkallën ndërkombëtare me pesë pikë, kumtoi Bllumberg.

Donatori më i madh i WFP-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ulur ndjeshëm fondet e ndihmës së huaj nën administrimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Vende të tjera kanë njoftuar ose kanë zbatuar tashmë shkurtime të ngjashme në buxhetet e zhvillimit dhe ndihmës humanitare.

WFP me seli në Romë vlerëson se buxheti i tij për vitin 2025 do të bjerë në 6.4 miliardë dollarë, një rënie prej 40 përqind nga 10 miliardë dollarët e vitit të kaluar.

"Financimi i WFP-së nuk ka qenë kurrë më sfidues", thuhet në deklaratë. Një zëdhënëse e agjencisë shpjegoi se vlerësimi prej 13.7 milionë njerëzish të prekur vlen për shumë vende, jo vetëm për gjashtë të përmendurat.

Zëdhënësja e agjencisë sqaroi se vlerësimi prej 13.7 milionë njerëzish të prekur vlen për shumë vende, jo vetëm për gjashtë të përmendurat.

Drejtoresha ekzekutive e WFP-së, Sindi Mekejn, paralajmëroi se bota mund të humbasë dekada progresi në luftën kundër urisë.

"Hendeku midis asaj që duhet të bëjmë dhe asaj që mund të përballojmë të bëjmë nuk ka qenë kurrë më i madh. Kjo nuk është më vetëm një çështje humanitare - është një çështje e sigurisë dhe stabilitetit global", tha Mekejn.

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR