• e hënë, 01 korrik 2024

KB: Mbi 1.200 fëmijë kanë humbur jetën në kampet për refugjatë në Sudan nga muaji maj

KB: Mbi 1.200 fëmijë kanë humbur jetën në kampet për refugjatë në Sudan nga muaji maj

 

Nju-Jork, 19 shator 2023 (MIA) - Mbi 1.200 fëmijë kanë humbur jetën prej lija dhe nga kequshqyerja nga muaji maj në kampet për refugjagtë në Sudan, njoftoi KB.

Ata paralajmëruan se dhjetëra mijëra do të jenë "në prag të vdekjes" deri në fund të vitit në vend, i cili u shkatërrua nga lufta.

"Mbi 1.200 fëmijë refugjatë deri pesë vjeç kanë vdekur në nëntë kampe në periudhën prej 15 majit deri më 14 shtator, tha Alen Majna, shefe për shëndet publik në Agjencionin për refugjatëve të KB-së.

Kjo, siç shtoi ajo, ka të bëjë me kombinimin e dukurisë së dyshimtë të lijës dhe kequshqyerjes së madhe. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR