• e martë, 24 dhjetor 2024

KB: Më shumë se 200 palestinezë dhe gati 30 izraelitë kanë vdekur këtë vit

KB: Më shumë se 200 palestinezë dhe gati 30 izraelitë kanë vdekur këtë vit

Nju Jork, 22 gusht 2023 (MIA) - Më shumë se 200 palestinezë dhe gati 30 izraelitë kanë vdekur në konfliktin izraelito-palestinez këtë vit, që është më shumë se në të gjithë vitin 2022 dhe më së shumti që nga viti 2005, deklaroi përfaqësuesi i KB-së, Tor Venesland.

Venesland mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të KB-së vlerësoi se rritja e dhunës po nxit dëshpërimin në rritje të palestinezëve që vazhdojnë të angazhohen për krijimin e një shteti të pavarur.

Ai tha se nuk ka përparim drejt një "horizonti politik" dhe se çështjet kryesore të konfliktit ishin lënë pas dore, duke krijuar një vakum të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm të mbushur me ekstremistë nga të dyja palët.

Përfaqësuesi deklaroi se nuk ndalon zgjerimi i vendbanimeve hebraike, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe një "pengesë themelore për paqen", si dhe prishjet izraelite të shtëpive palestineze, operacionet në Bregun Perëndimor nën kontrollin administrativ dhe policor palestinez, dhe sulmet nga imigrantët hebrenjë si dhe “veprimtaria e ekstremistëve palestinezë”.

Venesland bëri apel për qetësimin e situatës në terren dhe trajtimin e çështjeve më kritike dhe nevojën për të "rinovuar horizontin politik".

Амбасадорката на САД во ОН Линда Томас-Гринфилд, која претседаваше со состанокот, го осуди насилството од двете страни и повика на итни чекори за деескалација. мс/

Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Tomas-Grinfield, e cila kryesoi takimin, dënoi dhunën nga të dyja palët dhe bëri thirrje për hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR