• e diel, 05 janar 2025

KB: Më shumë se 115.000 sirianë janë kthyer në vendin e tyre që nga rënia e Bashar al Asadit

KB: Më shumë se 115.000 sirianë janë kthyer në vendin e tyre që nga rënia e Bashar al Asadit

 Gjenevë, 3 janar 2025 (MIA) - Më shumë se 115.000 sirianë janë kthyer në vend pas rënies së presidentit Bashar al Asad, njoftoi sot Agjencia e KB-së për Refugjatë (UNHCR).

 "Sirianët janë kthyer nga vendet si Turqia, Jordania dhe Libani", theksohet në kumtesë.

 Al Asadi ka qenë në pushtet për gati 25 vjet, ndërsa rënia e tij erdhi më 8 dhjetor kur grupet kundër regjimit e morën Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Socialiste Arabe Baas, e cila ishte në pushtet që nga viti 1963.

 Rënia e Al Asadit pasoi një ofensivë të shpejtë nga luftëtarët e Hajat Tahrir al-Sham, të cilët pushtuan qytetet kryesore në një operacion ushtarak që zgjati më pak se dy javë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR