• e enjte, 27 qershor 2024

KB: Më shumë se 100.000 njerëz të zhvendosur në Gaza

KB: Më shumë se 100.000 njerëz të zhvendosur në Gaza

Gaza, 9 tetor 2023 (MIA) - Sulmet ajrore izraelite dhe granatimet që synonin shtëpitë dhe ndërtesat banesore zhvendosën rreth 123.538 palestinezë në Gaza, sipas Agjencisë së KB-së për ndihmë humanitare. 

Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare, në raportin e tij më të ri njoftoi se shumica e atyre që ishin detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre janë strehuar në rreth 64 shkolla në enklavën bregdetare.

Objektet e rëndësishme të shkatërruara në sulmet izraelite përfshijnë katër ndërtesa të mëdha me disa kate të njësive banesore, thuhet në raport, duke shtuar se gjithsej janë shkatërruar 159 njësi banesore, ndërsa 1.210 kanë pësuar dëm serioz. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR