KB: Lufta në Sudan po përhapet edhe në Republikën e Afrikës Qendrore
- – Konflikti në Sudan fillon të përhapet nëpërmjet kufirit dhe e kaplon fqinjin e tij territorialisht të brishtë – Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), e cila tashmë po përballet me konfliktin e saj të brendshëm me grupet kryengritëse, paralajmëroi shefi i forcave paqësore të Kombeve të Bashkuara, Zhan – Pjer Lakroa.
- Post By Fitore Curri
- 16:28, 27 qershor, 2025
Nju – Jork, 27 qershor 2025 (MIA) – Konflikti në Sudan fillon të përhapet nëpërmjet kufirit dhe e kaplon fqinjin e tij territorialisht të brishtë – Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), e cila tashmë po përballet me konfliktin e saj të brendshëm me grupet kryengritëse, paralajmëroi shefi i forcave paqësore të Kombeve të Bashkuara, Zhan – Pjer Lakroa.
Në seancë të Këshillit të Sigurisë së KB-së të mbajtur mbrëmë në Nju Jork, Lakroa deklaroi se luftëtarë nga Sudani qëndrojnë pas sulmit në të cilin të premten e kaluar humbi jetën një pjesëtar i forcave paqësore të KB-së, në afërsi të kufirit ndërmjet Sudanit dhe RAQ. Kjo është hera e parë që një funksionar i lartë i KB-së publikisht të konfirmojë lidhje të tillë.
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, në raportin më të ri të Këshillit të Sigurisë bëri të ditur se automjete të Forcave për Mbështetje të Shpejtë (RSF) janë vërejtur në shumë raste në territorin e RAQ, në afërsi të pozicioneve të misionit paqësor të KB-së – MINUSKA. Janë vërejtur edhe sulme të cilat, sipas KB-së, drejtpërdrejtë janë të lidhura me konfliktin në Sudan.
Sudani është në luftë civile nga prilli i vitit 2023, kur shpërtheu një konflikt i armatosur mes armatës sudaneze dhe njësiteve rebele të RSF-së, të kryesuara nga dy gjeneralë rivalë. Që atëherë, sipas vlerësimeve, jetët i humbën mbi 24.000 njerëz, rreth 13 milionë janë zhvendosur, ndërsa vendi po përballet me uri dhe epidemi të kolerës. Të dyja palët janë bashkuar për realizimin e krimeve ushtarake.
Republika e Afrikës Qendrore, përballet me konflikt të brendshëm që nga viti 2013, kur kryengritës myslimanë e ndërmorën pushtetin dhe e rrëzuan nga funksioni presidentin e atëhershëm Fransoa Bozize.
Sipas Lakroas, edhe krahas rreziqeve të sigurisë, qeveria e RAQ vazhdon të bashkëpunojë me misionin paqësor MINUSKA. Por, ai paralajmëroi se gjendja politike në vend është shumë e paqëndrueshme para zgjedhjeve presidenciale të caktuara për dhjetor. fc/
Foto: Arkivi