KB: Kriza humanitare në Gazë mund të jetë më e keqja që nga fillimi i luftës
- Rripi i Gazës "me shumë gjasë po përballet me krizën më të keqe humanitare" prej se filloi lufta mes Izraelit dhe lëvizjes islamiste palestineze Hamas para më shumë se një viti e gjysmë, sipas Kombeve të Bashkuara.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:09, 23 prill, 2025

Gazë, 23 prill 2025 (MIA) - Rripi i Gazës "me shumë gjasë po përballet me krizën më të keqe humanitare" prej se filloi lufta mes Izraelit dhe lëvizjes islamiste palestineze Hamas para më shumë se një viti e gjysmë, sipas Kombeve të Bashkuara.
Ndihma për popullatën civile është vështirësuar nga sulmet e reja ushtarake izraelite, bllokimi i dërgesave të ndihmave humanitare i cili po zgjatë mbi 50 ditë, sulmet vdekjeprurëse ndah vullnetarëve dhe kufizimeve masovike të lëvizjes në rripin bregdetar, thuhet në raportin e publikuar nga Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA).
Pothuajse të gjitha 43 organizatat ndërkombëtare dhe palestineze në anketë cekën se "është dashur t'i suspendojnë apo t'i ulin në mënyrë drastike shërbimet" nga ripërtëritja e sul,eve izraelite më 18 mars.
Numri i banorëve të Gazës të cilët sërish ishin zhvendosur prej atëherë ishte vlerësuar nga KB-ja në rreth gjysmë milioni.
Organizata humanitare Oksfam kumtoi se pothuajse edhe nuk ka ujë të pastër të pijshëm, sepse objektet janë bombarduar apo kanë ndërprerë punën pasi që janë ndërprrerë gypat e fundit funksional të cilët prëdoreshin për punë të objekteve sanitare. Ndërkohë, ushqimi është i paktë, ndërsa çmimet janë rritur shumë.
Izraeli e akuzon Hamasin se në mënyrë të dhunshme po përvetëson rezerva të ndihmave dhe ia shet popullatës civile me çmime të fryra, transmeton DPA.
Sipas organizatës Oksfam, gjeneratorët e rrymës për raste urgjente punojnë rrallë për shkak të rezervave të shterura të derivateve.
Ndërkohë, në qeverinë izraelite vazhdon debati për atë nëse duhet të intensifikohen sulmet ndaj Gazës apo të priten rezultatet nga negociatat indirekte paqësore me Hamasin.
Në takimin e djeshëm të kabientit të sigurisë të kryeministrit izraelit, benjamin netanjahu, minsitri i Financave i së djathtës ekstreme, Bezalel Smotriç dhe ministra të tjerë bënë thirrje për ofenzivë të madhe tokësore për shkatërrim të plotë të Hamasit, lajmëruan mediumet izraelite.
Megjithatë, televizioni Kan, duke e cituar një përfaqësues qeveritar, lajmëroi se Izraeli dëshiron t'u japë edhe një mundësi negociatave indirekte me Hamasin për armëpushim të ri.
Fazae fundit e armëpushimit përfundoi para një muaji. Më pas forcat e armatosura izraelite i vazhduan sulmet në Rripin e Gazës.
Izraeli thotë se 24 pengje ende po mbahen në Gazë, si dhe trupat e 35 personave të rrëmbyer nga terroristët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023. Rreth 1.200 njerëz u vranë në komunitetet izraelite, ndërsa mbi 250 izraelitë u morën peng.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës, të cilat janë nën kontroll të Hamasit, prej atëherë janë vrarë mbi 51.200 njerëz. Në këto shifra nuk është bërë dallimi mes civilëve dhe viktimave ushtarake. ab/
Foto: ОCHА