• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Janë zhvendosur rreth 90 për qind e banorëve të Rripit të Gazës

KB: Janë zhvendosur rreth 90 për qind e banorëve të Rripit të Gazës

Gazë, 23 gusht 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (KB) rreth 90 për qind nga gjithsej 2.1 milionë banorë të Rripit të Gazës janë zhvendosur pas urdhrave për evakuim të cilat Izraeli i dha 12 herë vetëm në gusht.

Lufta në Rripin e Gazës filloi më 7 tetor kur Hamasi dhe grupet e tjera radikale sulmuan Izraelin dhe vranë rreth 1.200 persona shumica prej të cilëve ishin civilë, ndërsa morën rreth 250 pengje. Rreth 110 prej tyre janë ende të robëruar, ndërsa supozohet se një e treta tashmë kanë vdekur.

Ndërkaq, në ofensivën izraelite si përgjigje e sulmit deri më tani rreth 40.000 palestinezë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR