• e enjte, 17 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KB: Inteligjenca artificiale do të ndikojë në 40 për qind të vendeve të punës në botë

KB: Inteligjenca artificiale do të ndikojë në 40 për qind të vendeve të punës në botë

Gjenevë, 4 prill 2025 (MIA) - Deri në vitin 2033, vlera e tregut botëror në inteligjencën artificiale (IA) do të rritet përafërsisht 25 herë dhe do të arrijë në 4.8 trilion dollarë që është përafërsisht sa ekonomia e Gjermanisë, ndërsa vetëm teknologjitë për IA-në do të ndikojnë në 40 për qind të vendeve të punës në mbarë botën, thuhet në raportin e ri të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNKTAD). 

Sipas raportit, zgjerimi i inteligjencës artificiale do ta rrisë produktivitetin e punës, por mund të çojë edhe deri në një rritje të ndjeshme të pabarazisë ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

"Automatizimi lidhur me inteligjencën artificiale shpesh përforcon avantazhin e kapitalit mbi forcën punëtore, gjë që mund të rrisë pabarazinë dhe të zvogëlojë avantazhin konkurrues të punës së lirë në vendet në zhvillim", shtojnë nga UNKTAD. qa/

Foto: UNKTAD në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR