• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Gjithsej 70 për qind nga të vrarët në Rripin e Gazës janë gra dhe fëmijë

KB: Gjithsej 70 për qind nga të vrarët në Rripin e Gazës janë gra dhe fëmijë

Nju-Jork, 8 nëntor 2024 (MIA) - Në shtatë muajt e parë të luftës në Rripin e Gazës, u vranë 8.119 palestinezë, e pothuaj 70 për qind nga rastet e konfirmuara të vdekjes ishin gra dhe fëmijë, kumtoi Zyra për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara.

"Thelbësore është që të mbahet përgjegjësi lidhur me akuzat për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare përmes organeve të besueshme juridike dhe të paanshme dhe ndërkohë të mblidhen dhe ruhen të gjitha informacionet dhe provat relevante", deklaroi komisioneri i lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut, Uolker Turk.

Në sulmin e sotshëm të Izraelit ndaj qytetit Gazë dhe në afërsi të kampit të refugjatëve Nuseirat, jetën e kanë humbur gjashtë palestinezë. Derisa gjatë bombardimeve izraelite ndaj shkollës Halima al Sadija në kampin e refugjatëve Xhabalija, u lënduan disa civilë. rq/bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR