• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Gjendja me të drejtat e njeriut në Rusi është përkeqësuar ndjeshëm nga fillimi i pushtimit të Ukrainës

KB: Gjendja me të drejtat e njeriut në Rusi është përkeqësuar ndjeshëm nga fillimi i pushtimit të Ukrainës

Gjenevë, 18 shtator 2023 (MIA) - Gjendja me të drejtat e njeriut në Rusi është përkeqësuar ndjeshëm pas pushtimit të saj në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, citohet në raportin e raportueses speciale të KB-së për të drejtat e njeriut, Marijana Kacarova.

Kacarova pohoi se ka pasur "shtypje sistematike" të shoqërisë civile dhe se autoritetet ruse kanë kryer arrestime masive arbitrare të kritikëve të luftës.

Të arrestuarit përballen me kërcënime me vdekje për shkak të "përdorimit të vazhdueshëm të torturës dhe keqtrajtimit", citohet në raportin e raportueses speciale, transmetojnë mediat britanike.

Kjo është hera e parë që Këshilli për të drejtat e njeriut i KB-së, që ekziston 16 vite, të ketë mandat për të hetuar procedurat e një nga pesë anëtaret e përhershme të KB-së.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se për momentin nuk mund t'i komentojë akuzat sepse ende nuk e ka shqyrtuar raportin.

Ekspertët  dokumentuan ligjet kufizuese  të miratuara më parë që përdoren "për të heshtur shoqërinë civile dhe ndëshkuar aktivistët për të drejtat e njeriut dhe të tjerët për sjelljen dhe qëndrimet e tyre kundër luftës", përfundohet në raport.

Zbatimi i shpeshtë i dhunës së këtyre ligjeve dhe rregulloreve, shtohet në raport, ka rezultuar  me shtypjen sistematike ndaj organizatave civile dhe mediave të pavarura.

Moska paraprakisht kumtoi se nuk do të bashkëpunojë me hetimin, ndërsa debati për raportin do të mbahet në takimin e Këshillit të enjten në Gjenevë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR