• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Forcat izraelite vitin e kaluar vranë 42 fëmijë palestinezë

KB: Forcat izraelite vitin e kaluar vranë 42 fëmijë palestinezë

Nju-Jork, 23 qershor 203 (MIA) - Kombet e Bashkuara e akuzuan Izraelin për vrasjen e 42 fëmijëve palestinezë në vitin 2022, kryesisht me municion të gjuajtur nga forcat izraelite, ceket në raportin e brendshëm të organizatës botërore, të cilin e siguroi DPA.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, me kërkesë të të cilit u përgatit raporti, deklaroi se është "thellësisht i shqetësuar" jo vetëm nga numri i fëmijëve "të vrarë dhe të gjymtuar", por edhe nga numri i fëmijëve të arrestuar nga forcat izraelite.

Megjithatë, theksoi se është ulur numri i fëmijëve të vrarë nga Izraeli. Numri i të miturve të gjymtuar në rajon vitin e kaluar ishte 524 - 514 palestinezë dhe shtatë izraelitë.

KB-ja nuk i vendosi forcat izraelite në listën e KB-së të organizatave të cilat kryejnë krime serioze ndaj fëmijëve në konflikte të armatosura. Sipas diplomatëve, SHBA-ja ka kryer presion të fuqishëm ndaj organizatës ndërkombëtare me qëllim që vlerësimi i raportit të KB-së të jetë sa më i matur.

tashmë një kohë të gjatë situata e sigurisë në Izrael dhe në territorin palestinez është tensionuese. Palestinezët vazhdimisht po vriten në operacionet ushtarake izraelite, përderisa izraelitë janë vrarë në sulmet palestineze. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR