• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: El Ninjo do të zgjasë deri në vitin 2024, reshjet e dendura do të përfshijnë Amerikën Jugore

KB: El Ninjo do të zgjasë deri në vitin 2024, reshjet e dendura do të përfshijnë Amerikën Jugore

Nju Jork, 20 tetor 2023 (MIA)- Fenomeni klimatik El Ninjo do të zgjasë të paktën deri në mesin e viti 2024, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (KB), me reshje të rrëmbyeshme jo të zakonshme në Amerikën Jugore dhe rreziqe për bujqësinë.

"Temperaturat në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor janë rritur ndjeshëm muajt e fundit dhe ngrohja është me e fuqishme përgjatë bregdetit të Amerikës Jugore", thuhet në raportin e organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ku kanë pasur qasje mediat perëndimore.

Parashikimet për tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë reshje të larta në Peru, Ekuador dhe Meksikë, ndërsa në Brazil, Guajana dhe Surinam thatësira të vazhdueshme, thonë parashikimet e FAO-s.


Periudha aktuale e thatësisë në Amerikën Qendrore, megjithatë duhet të zgjasë deri në fund të vitit, shtojnë ata. 

"Kushtet e parashikuara të motit janë kërcënim më i madh për bujqësinë, përfshirë edhe kulturat bujqësore, blegtorinë, pylltarinë dhe peshkimin, sepse mund të absorbojë vetëm 26 për qind të humbjeve ekonomike gjatë periudhave të kushteve ekstreme të motit dhe 82 për qind gjatë thatësirave", thekson FAO.

El Ninjo dhe fenomeni i tij kundër motit La Ninjo kanë ulur prodhimin e kulturave kryesore bujqësore në Amerikën Jugore siç është gruri, orizi dhe misri.

KB publikoi se ka hartuar plan i cili duhet të mobilizojë të gjitha resurset financiare për komunitet e prekura në disa vende të goditura nga kushtet ekstreme të motit. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR