• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: E gjithë popullata e Gazës veriore në rrezik të vdekjes

KB: E gjithë popullata e Gazës veriore në rrezik të vdekjes

Nju Jork, 28 tetor 2024 (MIA) - Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare kumtoi se e gjithë popullsia e pjesës veriore të Rripit të Gazës është në rrezik të vdekjes.

"Qindra palestinezë pretendohet se janë vrarë. Dhjetëra mijëra janë të detyruar përsëri të ikin. Spitalet janë goditur, ndërsa punonjësit e shëndetësisë janë arrestuar. Strehimoret janë boshatisur dhe djegur. Ambulancat po pengohen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat. Familjet janë ndarë, ndërsa burrat dhe djemtë janë marrë me kamionë", thotë udhëheqësja e detyrës, sekretare e përgjithshme e KB-së për Çështje humanitare dhe koordinatore e emergjencave, Xhoj Msuja.

Ajo, gjithashtu, theksoi se nuk duhet t'u lejohet forcave izraelite të vazhdojnë të veprojnë në Gazën e okupuar.

"Mosrespektimi i madh në bazë humanitare dhe ligjore të luftës patjetër duhet të ndalet", tha Msuja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR