• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB bëri thirrje për diplomaci në Ukrainë, konflikti do të ishte "katastrofal"

KB bëri thirrje për diplomaci në Ukrainë, konflikti do të ishte
Nju-Jork, 22 shkurt 2022 (MIA) - Kombet e Bashkuara vazhdojnë të ,mbajnë shpresë për zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë edhe krahas përshkallëzimit ushtarak të Rusisë, kumtoi KB. "Kemi parë se ata ende planifikojnë biseda ndërmjet SHBA-së dhe Federatës Ruse, shpresojmë më vonë këtë javë në Gjenevë. Shpresojmë se ato do të vazhdojnë", deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh në Nju-Jork. "Konflikti ushtarak do të jetë katastrofal", tha Stefan Duzharik. Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken duhej të takohen të enjten në Gjenevë, por takimi u vu në pikëpyetje pas urdhërit të presidentit rus Vlladimir Putin të sistemojë ushtarë rus në Ukrainën lindore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR