• e martë, 26 nëntor 2024

KB: Asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt nga bombardimet izraelite

KB: Asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt nga bombardimet izraelite

Gaza, 26 tetor 2023 (MIA) - Asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt për shkak të bombardimeve izraelite të territorit, i cili është kryer që nga fillimi i luftës me Hamasin më 7 tetor, paralajmëroi koordinatori i zyrës së KB-së për çështjet humanitare në territorin palestinez, Lin Hestings.

Koordinatorja Hestings tha në një deklaratë me shkrim se "paralajmërimet e hershme", të cilat ushtria izraelite i dërgon popullatës për t'u evakuuar nga zona që synon të qëllojë, "nuk bëjnë kurrfarë dallimi".

"Asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza," tha ajo.

Hestings shtoi se ushtria izraelite vazhdon të paralajmërojë banorët e qytetit të Gazës se ata që mbeten në shtëpitë e tyre janë në rrezik.

Në disa raste, paralajmërimi (nga ushtria izraelite) bën thirrje që njerëzit të shkojnë në zonën humanitare në Al-Mavasa, e cila ndodhet në perëndim të qytetit Kan Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Kur rrugët e evakuimit bombardohen, kur njerëzit në veri dhe jug janë kapur në armiqësi, kur nuk ka elementë bazë të mbijetesës dhe kur nuk ka garanci për kthim, njerëzit përballen me një zgjedhje të pamundur," shtoi Hestings.

Ajo kujtoi se konfliktet e armatosura kudo që ndodhin duhet të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, që do të thotë se civilët duhet të mbrohen dhe të kenë elementet e nevojshme për mbijetesë, kudo që janë dhe pavarësisht nëse vendosin të zhvendosen apo të qëndrojnë.

"Kjo gjithashtu do të thotë që pengjet, të gjithë pengjet, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte", shtoi Hestings.

Më shumë se 200 njerëz u rrëmbyen në Izrael kur Hamasi filloi sulmin e tij në territorin izraelit më 7 tetor. Në atë sulm humbën jetën më shumë se 1,400 njerëz në Izrael, ndërsa në Rripin e Gazës, sipas burimeve palestineze, më shumë se 6,500 njerëz vdiqën nga sulmet izraelite. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR