• e martë, 24 dhjetor 2024

KB: Afrika Perëndimore dhe Qendrore përballen me mungesa akute të ushqimit

KB: Afrika Perëndimore dhe Qendrore përballen me mungesa akute të ushqimit

Gjenevë, 18 prill 2023 (MIA) - Rreth 48 milionë njerëz në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore do të përballen me pasiguri akute të ushqimit në muajt në vijim, nxitur nga goditjet klimatike, Kovid-19 dhe çmimet e larta, paralajmëruan sot agjencitë për ndihmë të Kombeve të Bashkuara.

Afrika Perëndimore dhe Qendrore përballen me rreziqe të shtuara për shkak të temperaturave të larta dhe reshjeve të paparashikueshme. Lufta në Ukrainë ka kontribuar në mungesën e ushqimit dhe plehrave në një nga rajonet më të varfra të botës.

Parashikohet që 48 milionë njerëz në periudhën prej muajit qershor deri gusht do të mbeten pa qasje të rregullt deri në ushqimin e sigurt dhe cilësor, theksohet në analizën rajonale të sigurisë për ushqim të prezantuar nga Programi Botëror për Ushqim pranë KB-së, Agjencia humanitare OCNA, Fondi dhe Organizata bujqësore (FAO) dhe UNICEF.

Kjo është për shkak të situatës në vendet në rajonin gjysmë të thatë Sahel, në jug të shkretëtirës së Saharasë duke përfshirë Malin dhe Burkina Fason të cilat luftojnë kundër kryengritësve islamik ku deri më tani ka vdekur mijëra njerëz dhe janë zhvendosur rreth 2.5 milionë.

Një rekord prej 45.000 njerëz në Sahel pritet të përballen me urinë katastrofale që është pranë nivelit më të keq të urisë, theksohet në raport.

“Rritja e pasigurisë dhe konfliktit do të thotë se rreziku në rajon po rritet dhe se është gjithnjë e më e vështirë të ndihmohen komunitetet në zonat e izoluara”, deklaroi shefi i UNICEF-it për Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, Mari-Pjer Poare.

Rreth 16.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç do të përballen me kequshqyerjen akute këtë vit, nënvizohet në analizë.

QËNDRONI TË LIDHUR