• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KB: 150.000 njerëz janë zhvendosur nga Kan Junisi për vetëm një ditë

KB: 150.000 njerëz janë zhvendosur nga Kan Junisi për vetëm një ditë

Gazë, 24 korrik 2024 (MIA) - Për vetëm një ditë 150.000 persona janë zhvendosur nga qyteti Kan Junis në Rripin e Gazës, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i KB-së Stefan Dizharik.

Ai theksoi se urdhrat e armatës izraelite për palestinezët që t'i lëshojnë qytetet menjëherë para se të fillojnë me sulmet sjellin rreziqe për jetët e civilëve dhe thellë i dëmtojnë jetët e njerëzve.

"Njerëzit ishin të detyruar të lëvizin në zona me pak ose aspak infrastrukturë, ku ka qasje shumë të kufizuar në strehimore, shëndetësi dhe kushte sanitare ose ndihma të tjera humanitare që shpëtojnë jetë," tha ai.

Në sulmet e fundit të armatës izraelite mbi Kan Junis humbën jetën të paktën 70 palestinezë, ndërsa të paktën 200 ishin lënduar. 

Sulmi izraelit ishte kryer menjëherë pasi Izraeli dha urdhra të rinj për evakuim të disa lagjeve në dhe rreth Kan Junisit, me paralajmërim për sulme të reja dhe pretendime se armata izraelite "i rregullon kufijtë e zonës humanitare në Al-Mavasa për të mbajtur popullsinë civile larg zonave të luftës".

Palestinezët, Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare humanitare theksuan se nuk ka vend të sigurt në enklavën e okupuar palestineze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR