• e diel, 22 dhjetor 2024

Katedralja në Këln mbetet e mbyllur për shkak të kërcënimeve terroriste

Katedralja në Këln mbetet e mbyllur për shkak të kërcënimeve terroriste

Këln, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Për shkak të rritjes së rrezikut të sulmeve terroriste, katedralja në Këln mbetet e mbyllur për vizitorët, me përjashtim të besimtarëve që hyjnë në meshë.

"Hyrja në katedrale për arsye liturgjike, të tilla si pjesëmarrja në meshë ose rrëfim, do të lejohet pas kontrollit policor. Për lloje të tjera vizitash, katedralja mbetet e mbyllur për arsye sigurie", thuhet në një deklaratë të përbashkët të policisë dhe kryepeshkopatës së Këlnit.

Katedralja në Këln, vendi turistik më i vizituar në Gjermani, mbetet i mbyllur mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kur katedralja zakonisht vizitohet nga mbi 100 mijë turistë.

Kryepeshkopi i Këlnit Rajner Maria Velki falënderoi policinë e cila siç tha ai, siguroi që besimtarët në katedrale të mund të festonin pa frikë Krishtlindjet.

Masat e sigurisë u vendosën fundjavën e kaluar mes dyshimeve se sulme terroriste me prapavija islamie po planifikoheshin në katedralet e Këlnit dhe Vjenës.

Në lidhje me sulmet e mundshme, në Gjermani është arrestuar një person i cili më parë ka qenë i njohur për policinë si militant islamik. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR