Katari dhe SHBA-ja po bisedojnë për përpjekjet e përbashkëta për ndërmjetësim në Gazë
- – Kryeministri i Katarit dhe ministër i Punëve të Jashtme, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani sot në telefon ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan, Marko Rubio për vazhdimin e përpjekjeve të tyre të përbashkëta për ndërmjetësim në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit.
- Post By Fitore Curri
- 19:10, 28 janar, 2025
Doha, 28 janar 2025 (MIA) – Kryeministri i Katarit dhe ministër i Punëve të Jashtme, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani sot në telefon ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan, Marko Rubio për vazhdimin e përpjekjeve të tyre të përbashkëta për ndërmjetësim në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit.
“Të dy shfaqën shpresë se marrëveshja për armëpushim do ta arrijë fazën e saj të dytë dhe do të bëhet armëpushim i përhershëm”, shtohet në kumtesën e MPJ-së së Katarit. fc/