• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër të vdekur dhe 38 të lënduar në shpërthimin në qendër të Stambollit

Katër të vdekur dhe 38 të lënduar në shpërthimin në qendër të Stambollit
Stamboll, 13 nëntor 2022 (MIA) - Katër persona humbën jetën, ndërsa 38 janë lënduar në shpërthimin që sot ndodhi në rrugën më të njohur të Stambollit, Istiklal, deklaroi guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaj. Siç informoi televizioni turk NTV, shpërthimi ka ndodhur diç pas orës 16 sipas kohës lokale, kur rruga ishte e stërmbushur.
Në vendin e ngjarjes ka ambulanca dhe automjete zjarrfikëse, si dhe polici.
Dega turke e rrjetit televiziv amerikan CNN raportoi në raportin e saj të parë se 11 persona u plagosën nga shpërthimi në rrugë, e cila është e njohur në mesin e turistëve dhe vendasve, me shumë dyqane dhe restorante.
Shitoret janë mbyllur, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet. fc/
   

QËNDRONI TË LIDHUR