• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër viktima nga të shtënat në Japoni, i dyshuari arrestohet pas 12 orësh kërkimi

Katër viktima nga të shtënat në Japoni, i dyshuari arrestohet pas 12 orësh kërkimi

Uashington, 26 maj 2023 (MIA) – Pas kërkimi 12 orësh në pjesën rurale të Japonisë  dje është arrestuar një 31-vjeçar nën dyshim se ka kryer vrasje të shumëfishtë, pasi katër persona u vranë në një incident të rrallë me të shtëna dhe therje me thikë, njoftoi televizioni NHK.

I dyshuari, përndryshe, djali i kreut të Këshillit të Qytetit të Nakanos në prefekturën Nagano, ishte fshehur në shtëpinë e babait të tij pasi dyshohet se qëlloi dy policë që mbërritën në vendngjarje në përgjigje të një raportimi se një grua ishte therë me thikë, bëri të ditur televizioni. 

Dy policët dhe një grua janë dërguar në spital dhe pas disa orësh është konstatuar vdekja e tyre, raportojnë mediat.

Pas ulmit  ka vdekur edhe një tjetër grua e moshuar. Ajo na e enjtja pasdite ka qenl e shtrirë përtokë para shtëpisë   dhe policia nuk ka mundur t’i afrohet, raportojnë mediat. 

NHK bëri të ditur se i dyshuari ishte i kamufluar dhe dyshohet se gjatë të shtënave ka përdorë diçka që dukej si një pushkë gjuetie.  

Policia ka arrestuar burrin mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 të mëngjesit, rreth 12 orë pas thirrjes për ndihmë të   parë urgjente, theksojnë mediat. 

Të shtënat janë jashtëzakonisht  dukuri e rrallë në Japoni, ku posedimi i armëve është i rregulluar rreptësisht dhe kushdo që dëshiron të posedojë armë duhet të kalojë një proces rigoroz verifikimi. 

 I dyshuari ka pasur lejepër pushkë gjuetie, raporton NHK.

Policia e prefekturës Nagano pasdite  duhet të mbajë një konferencë për shtyp, ku do t'i njoftojë të gjitha detajet e ngjarjes dhe motivet e autorit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR