• e premte, 05 dhjetor 2025

Katër të vrarë gjatë të shtënave në Nju-Jork, sulmuesi gjithashtu i vdekur

Katër të vrarë gjatë të shtënave në Nju-Jork, sulmuesi gjithashtu i vdekur

Nju-Jork, 29 korrik 2025 (MIA) - Një person i armatosur shkaktoi tmerr të vërtetë në një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Nju-Jorkut, duke vrarë katër persona, prëfshirë edhe një polic. Sulmuesi më pas me siguri ka kryer vetëvrasje, tha prefekti i metropolit, Erik Adam, kumtuan agjencitë botërore. Ai incidentin e përshkroi so edhe një akt të dhunës së çmendur.

Tre persona, përfshirë edhe një polic, dhe një grua janë në gjendje kritike. Motivet e sulmuesit ende nuk janë të qarta.

Ekipet e shpëtimit u thirrën dje në orën 18 sipas kohës lokale në kuartin afarist Midtaun Menhetën. kamerat e sigurisë xhiruan një person se si del nga një automjet i zi, i armatosur me pushkë automatike M4. Ai hyri në ndërtesë dhe menjëherë gjuajti në drejtim të policit atje, ndërkaq më pas ka filluar të hapë zjarr në lobin e ndërtesës.

Sulmuesi dukshëm e ka planifikuar këtë sulm ndaj ndërtesës shumëkatëshe në Park Avenju 345, ku janë të vendosura shumë zyre, përfshirë edhe ato të Ligës kryesore të futbollit dhe gjigantit financiar Bllekstoun, si dhe kompanisë konsultante dhe revizore KPMG.

Policia beson se sulmuesi me siguri është nga Las Vegas dhe ka histori të problemeve psikiatrike. Besohet se ka vepruar i vetëm.

Sipas mediumeve amerikane, sulmuesi ka qëlluar veten në katin e 33-të të ndërtesës.

Qindra policë dhe shumë auto-ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes pasi që ishte paraqitur sulmi. Pas sulmit, një helikopter policor ka filluar të fluturojë mbi lagjen, e njohur edhe për hotelet e veta luksoze dhe selitë koorporative, Rajoni është vetëm disa blloqe lar Central Parkut.

Kandidati majtist për prefekt të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se është i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi për sulmin.

Në vitin 2024, mbi 16.000 njerëz u vranë nga armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas organizatës jofitimprurëse Ganshor Rekords (Gunshot Records). Ai numër nuk i përfshin vetëvrasjet. ab/

fotо: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR