• e hënë, 08 korrik 2024

Katër të vdekur nga shembja e një ndërtese në Kajro

Katër të vdekur nga shembja e një ndërtese në Kajro

Kajro, 6 shtator 2023 (MIA) - Katër persona humbën jetën, ndërsa pesë u lënduan gjatë shembjes së një ndërtese në rajonin Hadaik al Kuba në kryeqytetin egjiptian Kajro, lajmëroi Al-Ahram.

Të lënduarit janë dërguar në spital. Një ekip i shpëtimit po gjurmon pas njerëzve të cilët ndoshta janë ngujuar nën rrënoja.

Të gjithë njerëzit që banonin në ndërtesë ishin familjarë.

Prokuroria po e heton incidentin.

Ministri për Solidaritet Social Nevin al-Kabag njoftoi se familjet e viktimave do të marrin nga 60.000 paund egjiptian (1.941 dollarë).

Në korrik edhe një ndërtesë banesore u shemb në lagjen e njejtë, me ç'rast humbën jetën 13 persona. Paraprakisht tre ndërtesa u shembën në Aleksandria dhe Buhaira. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR