• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Katër të vdekur në një fatkeqësi me teleferik në jug të Italisë

Katër të vdekur në një fatkeqësi me teleferik në jug të Italisë

Romë, 18 prill 2025 (MIA) - Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë në fatkeqësinë me teleferik në qytetin Kastellamare di Stabia afër Napolit që ndodhi dje pasdite, njofton DPA.

Shërbimi pyjor për shpëtim tha se një gondolë e teleferikut ra në tokë pas këputjes së një kablloje.

Sipas informacioneve fillestare, në gondolë ka pasur pesë persona. Mes viktimave ka dy turistë nga Anglia, një nga Izraeli dhe një italian, kumtuan autoritetet lokale.

Dhjetëra pasagjerë u tërhoqën nga gondolat e tjera, ndërsa në operacion u përfshinë edhe helikopterë.
Teleferiku lëviz deri në majën Monte Faito 1.100 metra të lartë e cila zakonisht ofron pamje nga Gjiri i Napolit.

Në momentin e fatkeqësisë dukshmëria ka qenë e dobët për shkak të mjegullës së dendur.
Teleferiku funksionon që nga viti 1952. Udhëtimi zakonisht zgjat diçka më pak se 10 minuta.

Atje ka pasur një rast fatal në vitin 1960, ku katër persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan, gjithashtu pasi një gondolë u shkëput.

Në verën e vitit 2021, një gondolë me 31 udhëtarë mbeti e bllokuar për më shumë se një orë për shkak të ndërprerjes së rrymës. Askush nuk u lëndua.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR