• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër të vdekur dhe një i zhdukur gjatë shpërthimit në një ndërtesë banimi në Antverpen

Katër të vdekur dhe një i zhdukur gjatë shpërthimit në një ndërtesë banimi në Antverpen

Bruksel, 14 qershor 2024 (MIA) – Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa një është zhdukur gjatë shpërthimit që ndodhi mbrëmë në një ndërtesë banimi në lagjen Hoboken në pjesën jugore të qytetit belg Antverpen.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në mesin e të vdekurve janë një vajzë 10-vjeçare, një grua 47-vjeçare dhe dy burra të moshës 44 dhe 53 vjeçare.

Shkaqet e shpërthimit nuk janë përcaktuar ende, nuk supozohet se është shkaktuar nga një defekt në sistemin e gazit, për të cilën arsye në vendin e incidentit janë të pranishëm edhe përfaqësues të kompanisë "Fluvius", e cila menaxhon me rrjetin e shpërndarjes së gazit. 

Sipas policisë lokale nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar pesë persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë dhe dy me lëndime të lehta. Dy nga të plagosurit më rëndë janë në kujdes intensiv.

Kërkimet për të zhdukurin vazhdojnë, por janë të vështirësuara nga paqëndrueshmëria e objektit të dëmtuar.

“Dëshirojmë shumë të jemi të sigurt se në ndërtesë nuk ka njeri tjetër”, tha për “Soar” një zëdhënëse e policisë lokale, duke shtuar se për këtë arsye shërbimet e urgjencës nuk po mendojnë të ndalojnë kërkimet.

Rreth ndërtesës është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa të gjithë banorët e saj, si dhe qiramarrësit e objekteve të banimit përreth, janë evakuuar dhe vendosur te të afërmit dhe miqt ose në qendra pritjeje.

Vendin e shpërthimit sot e vizituan edhe Mbreti Filip, Ministrja belge e Punëve të Brendshme Anelis Verlinden dhe kryetari i prefektit të Antverpan, Bart de Vever. ls/

Foto: ENR/Belga

 

QËNDRONI TË LIDHUR