• e premte, 22 nëntor 2024

Katër të vdekur dhe 120 të lënduar në tërmetin me magnitudë prej 5 ballë në Iran

Katër të vdekur dhe 120 të lënduar në tërmetin me magnitudë prej 5 ballë në Iran

Teheran, 18 qershor 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej 5 ballë sot e goditi pjesën verilindore të Iranit, me çka katër persona e humbën jetën, ndërsa janë lënduar më shumë se 120, informuan mediat iraniane. 

Tërmeti ishte regjistruar në orën 13:24 sipas kohës lokale në qytetin verilindor Kashmar, deklaroi guvernatori lokal Hojatolla Sharijatmadari për televizionin shtetëror. 

Instituti sizmologjik amerikan njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 4,9 ballë, ndërsa epiqendra ishte në thellësi prej 10 kilometrave. 

Sharijatmadari tha se në tërmet janë dëmtuar ndërtesa në zonat urbane dhe rurale. 

Irani gjendet në një zonë ku pllakat tektonike mbivendosen dhe aktiviteti seizmik në territorin e vendit është shumë i lartë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR