• e diel, 22 dhjetor 2024

Katër të plagosur gjatë të shtënave në qendrën e Brukselit, sipas policisë bëhet fjalë për qërim hesapesh

Katër të plagosur gjatë të shtënave në qendrën e Brukselit, sipas policisë bëhet fjalë për qërim hesapesh

Bruksel, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Katër persona janë plagosur sonte gjatë të shtënave në shetitoren "Toazon D'Or", një nga rrugët kryesore në qendër të Brukselit. Sipas policisë, sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për qërim hesapesh.

"Kemi marrë një raportim për të shtëna me armë në 'Toazon D’O'” rreth orës 19:30. Policët tanë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bllokuan zonën", deklaroi zëdhënësja e policisë së Brukselit, Ilse Van de Ker, duke nënvizuar se në momentin që nëpunësit e policisë mbërritën, "autori ose autorët tashmë kishin ikur".

Sipas saj, në këtë fazë të hetimit nuk ka indikacione se bëhet fjalë për akt terrorist, por sipas gjitha gjasave është incident në të cilin janë të përfshirë "banda urbane".

Edhe kryetari i komunës Iksel të Brukselit, Hristos Dulkeridis, i cili e vizitoi vendin e ngjarjes, deklaroi se "duket se bëhet fjalë për qërim hesapesh në lidhje me drogë".

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas buletinit të policisë, një nga të plagosurit është në gjendje kritike.

Një menaxher i një restorani në afërsi të vendit të ngjarjes për gazetën "Soar" deklaroi se "kishte ardhur një njeri me pistoletë dhe kishte gjuajtur disa plumba". 

Një përfaqësues i brigadës zjarrfikëse lokale bëri të ditur se të shtënat janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në dyqanet aty pranë, të cilat ndoshta do të ndihmojnë në hetimin e policisë dhe gjetjen e autorit. fc/

Fotografia: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR