• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër persona u vranë në Harkov, ndërsa katër janë lënduar në Kiev në sulmet ajrore ruse

Katër persona u vranë në Harkov, ndërsa katër janë lënduar në Kiev në sulmet ajrore ruse

Kiev, 29 tetor 2024 (MIA) - Të paktën katër persona u vranë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse gjatë natës ndaj Harkovit dhe Kievit, kumtuan sot autoritetet ukrainase.

Katër persona u vranë në bombardimet ruse pas mesnatës në Harkov, deklaroi prefekti i Harkovit, Igor Teherov në aplikacionin Telegram.

Në Kiev, mbetjet nga një dron i shkatërruar rus, plagosi katër persona dhe shkaktoi zjarr në një ndërtesë, deklaroi prefekti kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko. Janë djegur dhe disa automjete. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR