• e diel, 22 dhjetor 2024

Katër persona të ndërlidhur me sulmin në M-NAV janë dërguar në Gjykatën supreme

Katër persona të ndërlidhur me sulmin në M-NAV janë dërguar në Gjykatën supreme

Shkup, 6 janar 2023 (MIA) - Katër persona të ndërlidhur me rastin e sulmit në M-NAV sonte janë dërguar në Gjykatën Penale. Nga Gjykata konfirmojnë për MIA-n se janë sjellë katër persona, por thonë se ende nuk ka arritur draft aktakuza nga Prokuroria. 

Ndërkohë televizioni Telma ka publikuar pamje nga momenti i sjelljes së personave në Gjykatën Penale, ndërsa mes tyre është edhe Bekir Neziri, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i degës së BDI-së.

Disa persona sot disa orë ishin në hetuesi në polici për sulmin e djeshëm në M-NAV dhe sulmin ndaj të punësuarve. Policia njoftoi se me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike kryhet bisedë zyrtare me B.N.

Në kumtesë mbrëmë vonë MPB  informoi se me katër persona të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve  në  M-NAV po zhvillohen bisedime zyrtare dhe se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të dorëzohen parashtresa përkatëse.  Gjithashtu, po ndërmerren masa,  për gjetjen edhe të katër personave, ndërsa në periudhën në vijim MPB-ja në vazhdimësi do ta sigurojë ndërtesën e M-NAV.  

Sipas Prokurorisë   Publike, siç informuan paradite nga pres shërbimi, po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga Ministria e Punëve të Brendshme.    

Siç theksoi MPB-ja në kumtesë pas sulmit, në orën 15:15 në SP Petrovec, një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht se B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur i kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (persona të punësuar në institucion).  

Sulmi ka ndodhur pas konferencës së djeshme për shtyp të kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Fluturumit (SPKF), Aleksandar Tasevski,  në të cilën ai informoi se njëzet deri në tridhjetë kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në Navigacionin  (M-NAV) pritet të fillojnë të japin dorëheqje nga pozitat e tyre drejtuese në M-NAV, si   mbështetje të aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për shpalljen e fundit për punësim në këtë institucion dhe sjelljes së menaxhmentit.  mb/

Foto: MIA dhe TV Telma

 

QËNDRONI TË LIDHUR