• e enjte, 27 qershor 2024

Katër persona e humbën jetën në sulmin e fluturakes izraelite pa pilot ndaj një automjeti në Siri

Katër persona e humbën jetën në sulmin e fluturakes izraelite pa pilot ndaj një automjeti në Siri

Damask, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Katër persona e humbën jetën sot në Sirinë jugore kur një fluturake izraelite pa pilot goditi një automjet, kumtuan mediumet siriane.

Izraeli nuk e komentoi sulmin e fluturakes pa pilot.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Ajlon Levi sot deklaroi se sulmi i armatës izraelite ndaj disa caqeve në Siri është prëgjigje ndaj dy granatave të gjuajtura të enjten nga Siria në drejtim të rajoneve të Rrafshnaltës së Golanit të kontrolluara nga ushtarët izraelitë, transmetoi Beta.

Droni, siç transmetoi Agjencia, vrau katër luftëtarë të Hezbollahut libanez - aleat i Gardës revolucionare siriane. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR