• e mërkurë, 03 korrik 2024

Katër persona e humbën jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në liqenin e Alaskës

Katër persona e humbën jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në liqenin e Alaskës

Xhuno, 22 korrik 2023 (MIA) - Katër persona e humbën jetën kur një helikopter u rrëzua në liqen në rajonin Sloupi Verior, në shtetin federal amerikan Alaska, kumtuan persona zyrtarë.

Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, ndërsa jetën e humbën piloti dhe tre të punësuar në Sektorin për Hulumtime gjeologjiko-gjeofizike të cilët kanë punuar në terren kumtuan autoritetet.

Sipas një përfaqësuesi komunal, helikopteri "Bell 206" të enjten vonë sipas kohës lokale është denoncuar i zhdukur, pas çka ekipi i kërkimit dhe shpëtimit ka gjetur mbetje që i përgjigjen përshkrimit të helikopterit të zhdukur, por nuk është gjetur ndonjë trup.

"Helikopteri është nisur nga qyteti më verior Utkijagvik në Alaskë dhe është dashur të kthehet atje", deklaroi Klint Xhonson, shef rajonal i Këshillit Nacional të Sigurisë dhe Transportit dhe Alaskës.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR