• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër kompani kineze dhe tetë shtetas kinezë janë akuzuar në SHBA për tregti me fentanil

Katër kompani kineze dhe tetë shtetas kinezë janë akuzuar në SHBA për tregti me fentanil

Uashington, 23 qershor 2023 (MIA) - Katër kompani kineze janë paditur në SHBA për tregti me kimikate të përdorura për prodhimin e fentanilit, një ilaç i rrezikshëm opioid, tha sot Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Merik Garland.

Tetë punonjës apo zyrtarë të këtyre kompanive janë akuzuar gjithashtu, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar, shtoi Garland në konferencë për shtyp.

Vetëm njëra prej kompanive u akuzua se kishte importuar në SHBA më shumë se 200 kilogramë lëndë kimike për të prodhuar më shumë se 50 kilogramë fentanil, e cila, siç tha ministri, ishte “mjaftueshme për të vrarë 25 milionë amerikanë”.

Fentanil, një ilaç sintetik opioid që është 50 herë më i fuqishëm se heroina, është sot shkaku kryesor i vdekjes në mesin e amerikanëve të moshës 18 deri në 49 vjeç.

Kina ndaloi eksportet e fentanilit në SHBA në vitin 2019. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR