Katër djem humbën jetën në Shqipëri pasi automjeti i tyre ishte djegur pas përplasjes me një kamion
- – Katër djem të moshës prej 20 deri 25 vjet humbën jetën në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ka ndodhur para mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, në Tiranë.
- Post By Fitore Curri
- 10:58, 20 mars, 2025

Tiranë, 20 mars 2025 (MIA) – Katër djem të moshës prej 20 deri 25 vjet humbën jetën në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ka ndodhur para mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, në Tiranë.
Automobili i markës “mercedes”, në benzinë dhe plin, në të cilin ishin djemtë, ishte përplasur me një kamion – betoniere, pas çka ishte djegur.
Të dhënat e para nga mbikëqyrja konfirmojnë se betoniera lëvizte me shpejtësi të ulët, ndërsa automjeti në të cilin gjendeshin të rinjtë lëvizte me shpejtësi të madhe.
Siç njoftuan mediat shqiptare, rruga nuk ishte e ndriçuar dhe si rezultat i kësaj të rinjtë nuk mund ta shihnin betonierën.
Shoferi kishte ikur nga vendi i aksidentit, por më vonë ishte arrestuar.
Aksidentin e ka vërejtur patrulla e policisë, pas çka ishin njoftuar shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit. fc/
Fotografia: NJTZ - Tiranë