• e premte, 22 nëntor 2024

Kasem: Netanjahu është i frikësuar sepse është caku ynë

Kasem: Netanjahu është i frikësuar sepse është caku ynë

Bejrut, 30 tetor 2024 (MIA) - Lideri i sapoemëruar i Hezbollahut, Naim Kasem sot deklaroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu është i frikësuar, siç pohon, është cak i grupit militant.

"Kësaj radhe mbijetoi, por ndoshta koha e tij akoma nuk ka ardhur", tha Kasem, duke menduar në sulmin e Hezbollahut ndaj rezidencës së Netanjahut në Cezareja.

Ai shtoi se "Netanjahu mund të britet nga ndonjë izraelit", gjatë ndonjë fjalimi të tij, shkruan "Tajms of Izrael".

"Armiku duhet të dijë se bombardimi i tij ndaj fshatrave dhe qyteteve tona nuk do të na detyrojë të tërhiqemi, ndërsa rezistenca është e fuqishme dhe ai nuk arriti të dërgojë dron në dhomën e Netanjahut", tha Kasem në deklaratën e tij të parë prej se u emërua në funksion.

Ai theksoi se Hezbollahu do të vazhdojë të zhvillojë luftë kundër Izraelit dhe se operacionet ushtarake i konsideron si mbrojtje preventive. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR