• e premte, 20 dhjetor 2024

Kasem: Izraeli është një kërcënim për rajonin dhe dëshiron t'i kontrollojë të gjithë myslimanët

Kasem: Izraeli është një kërcënim për rajonin dhe dëshiron t'i kontrollojë të gjithë myslimanët

 Bejrut, 15 tetor 2024 (MIA) - Nënkryetari i Hezbollahut, Naim Kasem, sot deklaroi se grupi e konsideron Izraelin "agresor" që paraqet kërcënim real për rajonin dhe se Izraeli dëshiron t'i "kontrollojë të gjithë myslimanët".

Kasemi në një fjalim televiziv se Izraeli dëshiron të "zgjerojë pushtimin e tij dhe Palestina nuk mjafton për Izraelin", raporton Al Xhezira.

 "Izraeli, gjithashtu, dëshiron ta kontrollojë të gjithë territorin e shteteve arabe dhe të gjithë myslimanët", tha nënkryetari i Hezbollahut.

 Sipas tij, Izraeli zbaton një "politikë e masakrës" dhe dëshiron të frikësojë njerëzit me "krime brutale", ka mbështetjen e plotë të qeverisë së SHBA-së dhe varet nga kushtet e motit, gjegjësisht "që nuk mund të ketë sot, do ta marrë nesër".

Kasemi  theksoi se nëse Hezbollahu nuk e kundërshton Izraelin, ky vend agresor do të arrijë qëllimet e tij ekspansioniste.

 Ai, gjithashtu, i  akuzoi SHBA-në se po ndihmon izraelitët në "krimet e tyre brutale në rajon".

 "Amerika, djalli më i madh, dëshiron një Lindje të Mesme të re. Netanjahu dëshiron të njëjtën. Kjo do të thotë që SHBA dhe Izraeli po e kryejnë qëllimisht këtë gjenocid", tha Kasemi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR