• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kasami: Sistemi i ri i furnizimit me ujë ka mundësi për sasi të reja uji

Kasami: Sistemi i ri i furnizimit me ujë ka mundësi për sasi të reja uji
Tetovë, 11 nëntor 2022 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, thotë se janë bërë analiza për problemet me ujësjellësin e ri nga Leshnica, edhe pse kjo nuk është përmendur në llogaridhënien me rastin e një viti në detyrë. Ai në dhjetor të vitit 2021 njoftoi se në vitin 2022 do të ketë studim dhe rehabilitim të tubacionit të ri të ujit si zgjidhje afatgjatë. I pyetur nga një gazetar se pse nuk ka pasur analiza, ai tha se nuk mund të thuhet se nuk ka pasur. Ai nuk tha se sa dhe çfarë problemesh ka shfaqur ajo analizë, por cilat janë mundësitë e atij sistemi në të ardhmen. "U konstatua një problem, i cili u riparua në kohë rekord dhe tani jemi siguruar nga njerëzit e NKP-së se këtë dimër nuk do të hapet ujësjellësi nga Leshnica. Gjithashtu, gjatë asaj analize u konstatua se ekziston mundësia në mesin e atij ujësjellësi, i cili është 20 kilometra i gjatë, që të futen në sistem sasi të reja uji, për të cilat tashmë është dhënë urdhër të përgatitet një projekt për të parë dhe të rritet rrjedha e ujit nga Leshnica, me të cilin vlerësuam se do të përmirësohet furnizimi me ujë", iu përgjigj Bilall Kasami pyetjes së një gazetari.

Sipas tij, për të përmirësuar situatën e furnizimit me ujë do të jetë i rëndësishëm parandalimi i humbjes së ujit të pijshëm.

"Nuk është vetëm ujësjellësi, po punohet për një projekt studimi fizibiliteti për humbjet e ujit përmes rrjetit të qytetit, të cilin shpresojmë ta kemi të tillë brenda vitit të ardhshëm. Po punohet edhe për vendosjen e ujëmatësve në të gjithë qytetin. Për të cilin kemi premtim edhe nga kryetari i Komunës së Konjës  se do të na japin 200 mijë euro donacion për këtë projekt", tha Kasami.

Kryetari i komunës, i pyetur nga një gazetar  si do të përmirësohet situata me sipërfaqet e pamjaftueshme të parkut, ai shfrytëzoi rastin për t'iu drejtuar pushtetit qendror dhe kërkoi që kazerma në Tetovë t'i ndahen komunës me premtimin se zona do të kthehet në park.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR