• e martë, 24 dhjetor 2024

Kasami: Qytetarët të votojnë për opsionet që do t'u garantojnë atyre një të ardhme më të ndritur

Kasami: Qytetarët të votojnë për opsionet që do t'u garantojnë atyre një të ardhme më të ndritur
Tetovë, 20 gusht 2022 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i  Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për anëtarë të Këshillit Komunal në një vendvotim në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Në një prononcim për media, ai më pas theksoi se kjo votë për Këshillin është një mundësi që qytetarët të zgjedhin zhvillimin e qytetit. "Qytetarët të votojnë për përfaqësuesit në këshillin e qytetit të cilët do të punojnë bashkë me mua si kryetar komune për projekte zhvillimore për një Tetovë më të zhvilluar, për Tetovë me infrastrukturë më të mirë rrugore për një qytet më të pastër, për një qytet më të sigurt që do të ketë arsim të zhvilluar, aktivitete kulturore të zhvilluara, sport të zhvilluar, projekte të zhvilluara që do t'u mundësojnë të rinjve tanë të qëndrojnë këtu dhe të mos shkojnë në botën e bardhë. Prandaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për ato opsione që do të mendojnë, por opsione që me siguri do t'u garantojnë një të ardhme më të ndritur", deklaroi Kasami.

Sipas tij, Lëvizja Besa mund të ketë shumicën në Këshill.

"Sipas gjithë fushatës dhe rrjedhës së fushatës presim që synimi ynë është që të kemi më shumë se 16 këshilltarë, është e mundur që ta arrijmë sepse vetëm ne si parti politike kemi bërë një fushatë klasike me tubime lokale ku jehona ishte e madhe dhe e vetmja parti  që përfundoi mitingun në qendër të Tetovës, i cili u ndoq masivisht nga qytetarët. Prandaj presim që sot në fund të ditës të festojmë shumicën në Këshillin e Komunës së Tetovës", tha Kasami. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR