• e martë, 24 dhjetor 2024

Kasami: Nuk do të lejojmë që vendimet qeveritare t'i dëmtojnë qytetarët

Kasami: Nuk do të lejojmë që vendimet qeveritare t'i dëmtojnë qytetarët
Gostivar, 1 nëntor 2022 (MIA) – Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Tetovës, e kundërshton qëndrimin e qeverisë për ndalesën për formimin e ndërmarrjeve publike të cilat do të menaxhojnë dhe prodhojnë energji elektrike. Nëse vetëqeverisja lokale pengohet, ai do të kërkojë mbrojtje nga organet gjyqësore. Këtë qëndrim e shprehu kryetari i komunës Kasami në pyetje të gazetarëve  pas vizitës në deponinë “Rusino”. Ai sqaroi se kanë vepruar sipas rekomandimeve paraprake të komisionit rregullator. "Ne kemi dorëzuar kërkesë tek regjistri qendror, paraprakisht jemi konsultuar me BNJVL-në dhe i kemi ndjekur rekomandimet e organit kompetent rregullator. Nuk do të lejojmë me vendimet e paarsyeshme të qeverisë të dëmtohen qytetarët. Ne do të marrim të gjitha masat dhe kërkojmë përmes institucioneve gjyqësore", tha Kasami. Kundërshtimi i Kasamit vjen pas miratimit të vendimit në komunën e Tetovës për formimin e ndërmarrjes publike e cila do të menaxhojë me ndriçimin rrugor, vendosjen e fotovoltaikëve dhe do të prodhojë energji elektrike. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR