Kasami: Ky është zëri më i qartë i popullit për ndryshim
- Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami iu drejtua qytetarëve nga sheshi i qytetit pas zgjedhjeve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale ku mori më shumë vota nga gjashtë kandidatët për komunën e Tetovës. Ai e vlerësoi votimin si një nga proceset më demokratike në vend.
- Post By Fami Bajrami
- 00:33, 20 tetor, 2025
Tetovë, 19 tetor 2025 (MIA) – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami iu drejtua qytetarëve nga sheshi i qytetit pas zgjedhjeve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale ku mori më shumë vota nga gjashtë kandidatët për komunën e Tetovës. Ai e vlerësoi votimin si një nga proceset më demokratike në vend.
"Ne si kandidatë dolëm me një program për zgjedhjet lokale për të udhëhequr komunat për 4 vitet e ardhshme. Kundërshtarët tanë nga BDI dolën me një fushatë nacionaliste, kërkuan referendum dhe sot morën një referendum nga populli. Pra, kjo është vota më e qartë e popullit për ndryshime, për kandidatë që do të udhëheqin komunat, për programe që zgjidhin problemet e tyre", tha Kasami.
Kryetari aktual Kasami mori rreth 4.000 vota më shumë se kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi.
"Në Tetovë, diferenca është mbi 4.000 vota, formalisht do të duhet të shkojmë në një raund të dytë sepse BDI u bëri thirrje miqve të saj për ndihmë dhe ata janë nga E Majta. Për shkak të votave që morën nga E Majta, duhet të shkojmë në raund të dytë, por jam i sigurt se në raundin e dytë dallimi do të jetë shumë, shumë më i madh", ka thënë Kasami.
Ai porositi rivalët e tij politikë nga BDI se duhet të reformohen.
"Liderët e tyre duhet të dorëhiqen dhe t'u hapin rrugë kuadrove të reja dhe të reformohen si parti për t'u rikthyer në mejdan dhe për të kërkuar votën e popullit", theksoi Kasami.
Në tubimin në sheshin e qytetit në Tetovë para të pranishmëve fjalime mbajtën edhe kandidatët e koalicionit VLEN për kryetarë komune në rajonin e Tetovës për të cilët poashtu do të ketë raund të dytë votimi.