• e martë, 14 maj 2024

Karvan humanitar nga EBA për herë të parë ka arritur në rrugë tokësore në Rripin verior të Gazës

Karvan humanitar nga EBA për herë të parë ka arritur në rrugë tokësore në Rripin verior të Gazës

Gaza, 9 prill 2024 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan sot se karvani i tyre me ndihma humanitare mbërriti për herë të parë nga toka në pjesën veriore të Rripit të Gazës, transmeton Anadollu.

"Karvani i parë i ndihmës së Emirateve ka mbërritur me rrugë tokësore në Rripin verior të Gazës, i përbërë nga 17 kamionë", theksoi në një komunikatë Komanda e përbashkët e Operacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Konvoji besohet të jetë i pari që dërgohet me rrugë tokësore nga çdo vend në Rripin verior të Gazës në mes të bllokadës së rëndë të enklavës nga Izraeli.

Kolona transportonte më shumë se 370 tonë ndihma, duke përfshirë ushqime dhe furnizime mjekësore, suplemente ushqimore, veshje, materiale strehimi dhe sende të tjera thelbësore.

Deri më tani, EBA kanë dërguar ndihma humanitare nga ajri në rajonet veriore të Rripit të Gazës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR